Monday, July 1, 2013

Tokanj qengji me pilaf në mënyrë turke

Koha e përgatitjes: 150 minuta          
Kompleksiteti: mesatare

Për 4 persona
PËRGATITJA:

  • 1.5 kg kofshë qengji
  • 200 gr mushkëri qengji
  • 500 gr oriz
  • 2 domate
  • 1 kokë qepë
  • 150 gr gjalpë
  • 50 gr fistikë të qëruar
  • 50 gr rrush i thatë
  • 2 lugë salcë domatesh
  • 2 kube supë të gatshme
  • pak sheqer
  • 1/2 lugë kafeje kanellë
  • kripë dhe piper i zi
   Orizin e vëmë në kullojsë dhe e shpërlajmë me ujë të ftohtë. Orizin e kulluar e vëmë në enë të thellë, në të cilën hedhim ujë të valuar. Hedhim ujë aq sa për ta mbuluar orizin. E lëmë orizin të fryhet 2.5 orë. Kofshës së qengjit ia largojmë kockat, të cilat i ziejmë në tenxhere me ujë të valuar. I shtojmë kubet e supës. Mishin e presim në copë dhe e skuqim në gjalpë. Shtojmë nga supa, hedhim kripë dhe piper të zi, e mbyllim me kapak dhe e kaurdisim mishin rreth 1.5 orë. në tenxhere tjetër në zjarr hedhim gjalpë dhe në të e skuqim qepën e grirë. Pasi zbutet qepa e shtojmë mushkërinë e prerë në kube. I shtojmë fistikët dhe rrushin e thatë. I qërojmë domatet, ua shtrydhim lëngun, i shtypim me pirun dhe i shtojmë në tenxhere. Hedhim kanellë dhe pak sheqer. Shtojmë nga supa dhe salcën e domates.
   Orizin e fryrë e kullojmë në kullojsë dhe e shtojmë në tenxhere. hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Tenxheren me mushkëri e heqim nga zjarri dhe përmbajtjen e derdhim në tavë qeramike. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 220 gradë.
   Në mesin e pjatës për servirje vëmë nga përmbajtja me oriz. Nga të gjitha anët e orizit vëmë copë të mishit të qengjit. Zbukurojmë me degë majdanozi france dhe me fet domatesh.
   Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e kuqe cilësore e llojit Vranç, me ngjyrë të rubinit të errët dhe të kuq dhe me aromë të kumbullave të thata, manaferrave dhe rrushit të thatë. Serviret në temperaturë prej 16 deri në 18 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!