Friday, August 2, 2013

Qofte me mushkëri

Koha e pëegatitjes: 40 minuta                  
Kompleksiteti: lehtë

Për 4 persona
PËRGATITJA:

  • 500 gr mushkëri lope
  • 1 patate e qëruar
  • 3 vezë
  • 300 gr shampinjona të freskëta
  • 1 qepë
  • 5-6 lugë bukë e grirë
  • 2 lugë erëza të përziera
  • majdanoz
  • 50 ml konjak
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
   Mushkërisë ia largojmë cipën dhe e presim në copë shumë të imëta. E grijmë qepën, pataten dhe majdanozin. Në enë të madhe e të thellë e hedhim mushkërinë e grirë, majdanozin, qepën, pataten, dy lugë erëza të përziera, kripë dhe piper i zi. I thyejmë vezët dhe të verdhat i shtojmë në enë. Të bardhat i rrahim me mikser dhe i shtojmë në masën me mushkëri. Në enë shtojmë 1-2 lugë bukë të grirë. Vazhdimisht përziejmë me lugë. Marrim një lugë gjysmë nga masa dhe formojmë qofte. Qoftet i kalojmë në bukë të grirë dhe i skuqim në një masë më të madhe vaji. Qoftet e skuqura i kullojmë mirë dhe i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për t'ua pirë yndyrën.
   Shampinjonat i presim në copë më të mëdha dhe i skuqim në vaj. Hedhim kripë dhe piper të zi. Në tavë e shtojmë konjakun.
   Pjatën për servirje e zbukurojmë me gjethe sallate jeshile. Në pjatë i rendisim qoftet me mushkëri dhe kërpudhat e skuqura. Me feta limoni dhe me një degë majdanozi  e zbukurojmë pjatën.
   Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e kuqe cilësore e llojit Vranç, me ngjyrë të rubinit të errët dhe të kuq dhe me aromë të kumbullave të thata, manaferrave dhe rrushit të thatë. Serviret në temperaturë prej 16 deri në 18 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!