Wednesday, August 7, 2013

Tortë role

Koha e përgatitjes: 70 minuta               Kompleksiteti: mesatar

PËRGATITJA:
  • 12 vezë
  • 340 gr sheqer
  • 120 gr arra të grira
  • 1/2  l qumësht
  • 40 gr miell
  • 250 gr margarinë
  • 50 gr çokollatë për gatim
  • 2 lugë miell
   Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës. I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Gjashtë të verdha i hedhim në enën për përzierje dhe gjashtë në një enë anash. Pastaj në enën për përzierje hedhim 100 gr sheqer dhe i rrahim me mikser. Me mikser i rrahim edhe të bardhat. Në enën me të bardhat e rrahura i shtojmë të verdhat e rrahura. Përziejmë me lugë. Në enë shtojmë 40 gr miell dhe 60 gr arra të grira. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa. Në tavë shtrojmë letër dhe e derdhim brumin në të. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.
   Ndërkohë e përgatisim kremin. Në tenxhere në zjarr hedhim 60 gr sheqer dhe një lugë ujë. Pasi zien sherbeti, e heqim tenxheren nga zjarri dhe hedhim në të 60 gr arra të grira.
   Në tenxhere tjetër në zjarr e hedhim pjesën më të madhe të qumështit dhe sheqerin e mbetur. Në enën me qumështin e mbetur i hedhim 6 të verdhat e vezës dhe përziejmë me tel kuzhine. Shtojmë 2 lugë miell. Duke përzier pandërprerë me tel, në qumështin e valuar në tenxhere i shtojmë të verdhat e zbutura. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri. E lëmë të ftohet.
   Në enën për përzierje e hedhim masën me arrat e grira, margarinën dhe kremin me të verdha të ftohur. E rrahim me mikser, derisa të bashkohet kremi. Një të tretën e kremit e vëmë në një enë anash. Në anën e rrallë të rendes, në enën për përzierje e grijmë çokollatën.
   E lyejmë pandispanjën me kremin me çokollatë të grirë. Pastaj, me ndihmën e letrës, pandispanjën e mbështjellim në formë roleje. Rolenë e mbështjellim në letër dhe e vëmë në frigorifer për t'u shtrënguar.
   Rolenë e lyejmë me kremin e verdhë. Pastaj e presim në copë. Tri copë tortë role vëmë në pjatën për servirje. Në enën me kremin e verdhë të mbetur hedhim çokollatë të shkrirë. Përziejmë me lugë.
   Kremin e vëmë në shiringë kuzhine. Me shiringë i zbukurojmë copët e rolesë në pjatë. Zbukurimin e përfundojmë me rrush të thatë.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!