Sunday, August 4, 2013

Picë viktoriane

Koha e përgatitjes: 45 minuta               Kompleksiteti: mesatar

Përgatitja për 4 persona:

  • 250 gr shampinjona të freskëta
  • 150 gr palentë
  • 100 gr sallam
  • 250 gr kaçkavall
  • 500 gr domate të konservuara
  • 100 gr kërpudha të marinuara
  • 2 vezë
  • 200 ml qumësht
  • 50 gr niseshte
  • 100 gr ullinj
  • 100 gr ullinj jeshil të mbushur
  • rigon
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
   I thyejmë vezët dhe i ndajmë të verdhat nga të bardhat. Të verdhat i rrahim me tel kuzhine. Në enë e shtojmë palentën, niseshten dhe hedhim kripë. Përziejmë me tel dhe gradualisht e shtojmë qumështin.
   Me mikser i rrahim të bardhat. Të bardhat e rrahura i shtojmë në enën me palentë. Përziejmë me tel. E grijmë kaçkavallin dhe gjysmën e shtojmë në enën me palentë. Ullinjtë jeshil dhe të zinj i presim në rrathë dhe i hedhim në enë. I presim domatet e konservuara dhe i shtojmë në enë.
   Tavën e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të masën me palentë. Sipër masës hedhim kaçkavallin e mbetur. Shampinjonat i presim në fije të holla dhe i hedhim sipër kaçkavallit. Sipër vëmë kërpudhat e marinuara. Pastaj, në tavë e vëmë sallamin e prerë në rrathë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta në temperaturë prej 230 gradë.
   Picën e presim në copë. Copët e picës viktoriane i vëmë në pjatë për pica. Sipër hedhim keçap dhe rigon.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushiut Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave.
   Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë.
Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!