Wednesday, July 31, 2013

Tortë banana split

Koha e përgatitjes: 70 minuta             Kompleksiteti: mesatar

PËRGATITJA:

  • 200 gr miell
  • 130 gr çokollatë për gatim
  • 750 ml jogurt
  • 1 pako gjelatinë
  • 2 pako pluhur për krem pana vanilje
  • 3 banane
  • 600 ml shtalp
  • 2 vezë
  • 150 gr sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 150 ml vaj
  • 1 limon
  • 2 pako sheqer vanilje
  • 1 pako aditiv për brumë
   Në enën për përzierje e hedhim jogurtin, i thyejmë vezët, i rrahim me mikser dhe në enë shtojmë 150 gr sheqer. Pasi bashkohet masa, e fikim mikserin. E shtrydhim limonin dhe lëngun e limonit e hedhim në enë. 30 gr çokollatë presim në copë dhe i hedhim në enë. Përsëri e rrahim masën me mikser dhe e shtojmë sheqer vaniljen, vajin, miellin dhe aditivin për brumë. Në kallëpin e rrumbullakët shtrojmë letër dhe e derdhim brumin në të. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.
   Në enën për përzierje hedhim 1/2 liter shtalp dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana e fiton dendësinë e duhur. Xhelatinën e zbusim me 30 ml ujë dhe e hedhim në enën për përzierje. I rrahim me mikser, derisa bashkohet pana dhe xhelatina.
   Në enë të thellë hedhim 200 ml qumësht dhe pluhurin për krem pana vanilje dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana e fiton dendësinë e duhur. Pastaj, në enë e shtojmë kremin pana me xhelatinën. E rrahim masën me mikser.
   Kremin e vëmë sipër ëmbëlsirës së pjekur në kallëp. I qërojmë bananet dhe i presim në rrathë. Rrathët e bananes i vëmë sipër kremit në kallëp.
   Në tenxhere në zjarr hedhim 100 ml shtalp dhe thyejmë 100 gr çokollatë për gatim. Tenxheren me kremin e çokollatës e heqim nga zjarri. Me lugë, me kremin e çokollatës së ftohur e zbukurojmë tortën banana split. E vëmë tortën në frigorifer.
   Presim një copë tortë dhe e vëmë në pjatë për servirje. Copën e banana split e zbukurojmë me çokollatë të shkrirë.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!

Pana kota

Koha e përgatitjes: 20 minuta                  
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 1 l shtalp
  • 12 lugë sheqer
  • 2 lugë xhelatinë
  • 100 gr luleshtrydha
  • 50 l lëng luleshtrydhash
   Në tenxhere në zjarr e hedhim shtalpin dhe dy lugë sheqer. Xhelatinën e sbusim me 50 ml ujë dhe duke përzier pandërprerë e shtojmë në tenxhere me shtalp. Pasi, zien masa e heqim tenxheren nga zjarri. Në tenxhere tjetër në zjarr hedhim 100 ml ujë dhe 4 lugë sheqer. Edhe xhelatinën e mbetur e zbusim me 50 ml ujë dhe e shtojmë në tenxhere, duke përzier pandërprerë me tel. E shtojmë edhe lëngun e luleshtrydhave. Pasi zien xhelatina, e heqim tenxheren nga zjarri.
   Në enën e thellë, e cila do të na shërbejë si kallëp, shtojmë një fletë plastmasi. Në kallëp i vëmë gjysmat e luleshtrydhave. Sipër tyre hedhim nga xhelatina e zbutur. Pastaj, kallëpin e mbushim me shtalpin me xhelatinë. Pana kotën e vëmë në frigorifer.
   Ëmbëlsirën e ftohur dhe të shtrënguar e zbukurojmë me sherbet luleshtrydhash.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.
   Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!

Tuesday, July 30, 2013

Ëmbëlsirë austriake me bukë

Koha e përgatitjes: 30 minuta          
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 1 bukë bajate
  • 4 mollë
  • 1/2  liter qumësht
  • 4 vezë
  • 3 lugë sheqer pluhur
  • 150 gr rrush i thatë
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 1 lugë kafeje kanellë
  • 8 lugë sheqer
  • 60 gr gjalpë
   I qërojmë mollët, ua largojmë bishtat dhe farat dhe i presim në rrathë të hollë. Në enë të thellë e hedhim qumështin, sheqerin pluhur, i thyejmë vezët dhe i rrahim me tel kuzhine.
   Bukën e presim në feta, të cilat i kalojmë në masën me qumësht dhe vezë dhe i rendisim në tavë. Sipër fetave të bukës i vëmë rrathët e mollëve dhe rrushin e thatë.
   E përziejmë sheqerin, kanellën dhe sheqer vaniljen dhe i hedhim me lugë sipër bukëve në tavë. Edhe fetat e mbetura të bukës i kalojmë në masën me qumësht me vezë dhe i rendisim në tavë. Mbi çdo fete buke vëmë nga një copë gjalpë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
   E presim ëmbëlsirën në copë. Copët e ëmbëlsirës austriake me bukë i vëmë në pjatën për servirje. Sipër hedhim sheqer pluhur.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!

Monday, July 29, 2013

Pite me mollë dhe afion

Koha e përgatitjes: 60 minuta          
Kompleksiteti: mesatare

PËRGATITJA:

  • 350 gr petë sofliat
  • 1 l e 250 ml qumësht
  • 50 ml mjaltë
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 1 limon
  • 50 gr sheqer
  • 100 gr biskota të thërrmuara
  • 150 gr afion i grirë
  • 70 gr rrush i thatë
  • 1 pako kanellë
  • 50 ml rum
  • 2 mollë
  • 1 vezë
   I qërojmë mollët, ua largojmë farat dhe i presim në gjysmërrathë të hollë. Në tenxhere në zjarr e hedhim qumështin, sheqerin, sheqer vaniljen, biskotat e thërrmuara dhe mjaltin. E heqim tenxheren nga zjarri dhe në anën e shpeshtë të rendes, në tenxhere grijmë lëvore limoni. E shtojmë afionin, rumin, rrushin e thatë, kanellën dhe gjysmërrathët e mollës.
   E hapim petën me petës dhe e presim përgjysmë. Në njërën anë të petës hedhim nga masa nga tenxhereja. Në tavën drejtëkëndëshe shtrojmë letër. E thyejmë vezën dhe e rrahim me pirun. Pastaj me vezën e rrahur me furçë kuzhine i lyejmë skajet e petës, të cilën e mbështjellim në formë roleje. Rolenë e vëmë në tavë. Në të njejtën mënyrë e përgatisim edhe rolenë e dytë. Edhe atë e vëmë në tavë. I lyejmë roletë me vezën e rrahur. tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
   E nxjerrim rolenë nga tava dhe e presim në copë të pjerrëta. Disa copë vëmë në pjatën për servirje. Me kullojsë sipër copëve të rolesë hedhim sheqer pluhur.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.
   Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!

Luleshtrydha në Polin e Veriut

Koha e përgatitjes: 30 minuta  
Kompleksioteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 1/2 kg luleshtrydha
  • 1/2  l shtalp
  • 2 pako sheqer vanilje
  • 6 lugë sheqer
  • 4 vezë
  • 1/2  l qumësht
  • 1 pako xhelatinë
  • 200 gr fistikë të qërruar
   I thyejmë vezët dhe i dnajmë të bardhat nga të verdhat. I rrahim të verdhat me tel kuzhine. Në enë e shtojmë sheqerin, sheqer vaniljen dhe qumështin. Pasi bashkohet masa, e vëmë enën mbi avull dhe përziejmë me tel. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur, e heqim enën nga zjarri.
   Xhelatinën e zbusim me 50 ml ujë dhe e shtojmë në enën me krem. Përziejmë me tel dhe në enë i shtojmë fistikët. e lëmë masën të ftohet.
   E rrahim shtalpin me mikser, derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Në enën me krem pana e shtojmë kremin e ftohur me të verdhat e vezës. përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
   Kallëpin kuglof e mbulojmë me fletë plastmasi dhe e mbushim me masën nga ena. E lëmë masën të ftohet dhe të shtrëngohet. Ëmbëlsirën e shtrënguar e nxjerrim nga frigoriferi dhe e vëmë në pjatë. Brendinë e ëmbëlsirës e mbushim me dredhëza. Ëmbëlsirën e zbukurojmë me sherbet nga reçeli i luleshtrydhave.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe em shije të ëmbël.
   Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!

Djathë i shkrirë me pitalka

Koha e përgatitjes: 90 minuta                  
Kompleksiteti: mesatar

Për 4 persona
PËRGATITJA:

  • 400 gr djathë feta
  • 100 gr shampinjona të marinuara
  • 300 gr kaçkavall
  • 4 lugë salcë domatesh
  • 1 lugë rigon
  • 2 filxhanë ujë
  • 1 pako tharm i thatë
  • 1 lugë sheqer
  • 1 vezë
  • 1/2 kg miell
  • 250 ml ujë me gaz
  • 2 lugë susam
  • 1/2 filxhan vaj
  • kripë dhe piper i zi
   Fillojmë me përgatitjen e pitalkave. Në enë të thellë e hedhim miellin, tharmin e thatë, vajin, sheqerin, hedhim kripë, shjtojmë ujin me gaz dhe e thyejmë vezën. E ngjeshim brumin me dorë dhe e lëmë të vijë.
   Sipër brumit të ardhur hedhim miell dhe e ngjeshim edhe një herë me dorë. Vazhdojmë ta ngjeshim me dy duart në tavëlinën e punës. Pastaj, brumin e ndajmë në 4 pjesë. Hedhim miell sipër çdo cope brumi dhe i ngjeshim, duke formuar topa.
   E lyejmë tavën me vaj dhe i vëmë në të topat e brumit, të cilat i shtypim, për ti hapur. E mbulojmë brumin me leckë dhe e lëmë të vijë edhe një herë.
   Pasi vjen brumi, copët e brumit i lyejmë me ujë dhe u hedhim sipër kripë të trashë dhe susam. Tavën e vëmë në furrë dhe pjekim 15 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
   Ndërkohë fillojmë me përgatitjen e djathit të shkrirë. Shampinjonat i presim në copë të imëta. Djathin feta e presim në kube. Në anën e rrallë të rendes e grijmë kaçkavallin.
   Në tigan në zjarr me vaj e hedhim salcën e domates. Shtojmë 2 filxhanë ujë dhe përziejmë me tel kuzhine. E shtojmë rigonin.
   Në tigan tjetër me vaj i skuqim shampinjonat e prera. Në tavën e baltës hedhim vaj dhe e derdhim salcën e domates nga tigani. Pastaj, e vëmë djathin feta. Sipër i hedhim shampinjonat e skuqura dhe kaçkavallin e grirë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 250 gradë.
   Tavën e baltës e vëmë në pjatë për servirje, në të cilën kemi shtruar kartopeceta. Zbukurojmë me feta domateje dhe me majdanoz.
   Pitalkat i presim përgjysmë dhe i vëmë në kuti druri për bukë.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling, me aromë frutash dhe freski karakteristike dhe me një finish të gjatë dhe të thatë.
   Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!

Sunday, July 28, 2013

Kube snikers

Koha e përgatitjes: 30 minuta               Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:
  • 1/2 kg kikirikë të pjekur të qëruar të grirë
  • 2 vezë
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 250 gr gjalpë
  • 150 gr biskota të grira
  • 150 gr çokollatë për gatim
  • 3 lugë mjaltë
   Në enën për përzierje i hedhim kikirikët e grirë, sheqerin pluhur dhe i thyejmë vezët. përziejmë me mikser, me shtojcat për brumë dhe e shtojmë gjalpin. Pastaj, në enë i shtojmë biskotat e grira. Pasi fitojmë një masë homogjene, e fikim mikserin.
   Në enë qelqi shtrojmë fletë plastmasi. Pastaj, në enë e vëmë masën për snikers. E rrafshojmë sipërfaqen. Masën e mbyllim me pjesët anësore të fletës së plastmasit dhe e lëmë të ftohet.
   E shkrijmë çokollatën dhe e përziejmë me pak vaj. Pjesën e sipërme të masës snikers e lyejmë me mjaltë. Sipër e hedhim çokollatën. Tërë sipërfaqen e sipërme e lyejmë me çokollatë. Ëmbëlsirën e presim në kube. Mbi çdo kub vëmë nga një kikirikë të pjekur. Kubet snikers i vëmë në pjatën për servirje.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe em shije të ëmbël.
   Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!

Role Vjene

Koha e përgatitjes: 30 minuta          
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:
Për pandispanjë

  • 5 vezë
  • 100 gr sheqer
  • 100 gr lajthi të grira
Për krem
  • 320 gr sheqer pluhur
  • 310 gr gjalpë
  • 2 pako sheqer vanilje
  • 50 gr çokollatë për gatim
   Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës. I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i hedhim në enën për përzierje, e shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. Pastaj, me mikser i rrahim të bardhat. Në enën me të bardhat e rrahura i shtojmë të verdhat e rrahura. Në enë i shtojmë lajthitë e grira. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
   Në tavë shtojmë letër dhe e derdhim brumin në të. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
   Ndërkohë e përgatisim kremin. Në enën për përzierje e hedhim gjalpin, sheqerin pluhur dhe sheqer vaniljen. e rrahim me mikser, derisa gjalpi fillon të shkumëzohet. Në anën e rrallë të rendes, në enë e grijmë çokollatën për gatim. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet kremi.
   Sipër pandispanjës vëmë nga kremi. Me ndihmën e letrës, e paltojmë në formë roleje. Rolenë e lyejmë me krem. E presim rolenë në copë të pjerrëta. Tri copë role vjene vëmë në pjatën për servirje. Zbukurojmë me çokollatë të shkrirë.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe em shije të ëmbël.
  Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!

Omëleta Bledi

Koha e përgatitjes: 50 minuta        
Kompleksiteti: mesatare

PËRGATITJA:

  • 4 vezë
  • 7 lugë miell
  • 4 lugë sheqer
  • 1/2 pako aditiv për brumë
  • 150 gr sheqer
  • 70 gr niseshte
  • 300 ml shtalp
  • 1/2  l qumësht
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 150 gr marmelatë kajsie
   Fillojmë me përgatitjen e brumit. Në enën për përzierje i thyejmë vezët, e shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. Vazhdojmë të përziejmë me lugë dhe në enë e shtojmë miellin dhe aditivin për brumë. Brumin e vëmë në shiringë kuzhine. Në tavë shtrojmë letër dhe me shiringë në të i krijojmë omëletat në formë të rrathëve koncentrik. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
   Ndërkohë e përgatisim kremin. Në tenxhere në zjarr e hedhim pjesën më të madhe të qumështit, e shtojmë sheqerin dhe sheqer vaniljen dhe përziejmë me tel.
   Në qumështin e mbetur e shtojmë niseshten dhe përziejmë me tel kuzhine. Duke përzier pandërprerë me tel, në qumështin e valuar e shtojmë niseshten e zbutur. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri. E lëmë kremin të ftohet.
   E rrahim shtalpin me mikser, derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Pastaj me mikser e rrahim ehde rkemin e ftohur dhe e shtojmë kremin pana. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet kremi.
   Çdo omëletë e lyejmë me marmelatë kajsie. Kremin e vëmë në shiringë kuzhine dhe me të vëmë krem sipër çdo omëlete. Pastaj, i paltojmë përgjysmë, duke i ngjitur për kremin. Tre omëleta liqeni vëmë në pjatën për servirje. Me nga një fetë portokalli e zbukurojmë çdo omëletë liqeni.
  Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe em shije të ëmbël.
  Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!

Monday, July 15, 2013

Panxhari përtërin organet

Dikur kishte shërbyer si ilaç, për shërimin e malaries, ndërsa në ditët e sotme është aleat për rregullimin e shtypjes së gjakut dhe pagjaksisë, përderisa në mënyrë të shkëlqyeshme ndikon në nerva dhe në punën e lukthit dhe të zorrëve.



 Që nga kohërat e lashta panxhari ishte përdorur si ilaç. Dikur kishte shërbyer si ilaç për shërimin e malaries, ndërsa në ditët e sotme është aleat për rregullimin e shtypjes së gjakut dhe pagjaksisë, përderisa në mënyrë të shkëlqyeshme ndikon në nerva dhe në punën e lukthit dhe të zorrëve. Po ashtu panxhari është i pasur edhe me vitamina B12. Vitamina B12 gjendet vetëm në prodhimet me prejardhje nga kafshët, përderisa në perime pothuajse nuk mund të gjendet. Kjo vitaminë është me rëndësi të veçantë, ngase merr pjesë në formimin e eritrociteve në gjak.
   Panxhari përmban edhe jod i cili është mjaft i dobishëm në luftën kundër arterosklerozës, si dhe ngadalëson procesin e plakjes, prandaj edhe u sugjerohet personave të moshuar. Po ashtu përmban edhe acide, të cilat janë shumë të dobishme në parandalimin e infeksioneve të ndryshme.

Friday, July 5, 2013

Shnicla vjene me susam

Koha e përgatitjes: 30 minuta          
Kompleksiteti: lehtë

Për 4 perosna
PËRGATITJA:

  • 4 shnicla viçi prej 180 gr
  • 3 vezë
  • 100 gr susam
  • 2 kastraveca turshi
  • 100 gr majonezë
  • 75 gr bukë e grirë
  • 2 lugë miell
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
   I rrahim vezët me tel kuzhine dhe i kriposim. Susamin e shtojmë në enën me bukën e grirë. I rrahim shniclat me çekiç, druri, i kripim, i kalojmë në miell, në vezë dhe në bukë të grirë dhe susam. Shniclat e përgatitura në këtë mënyrë i skuqim në një sasi më të madhe vaji. Shniclat e gatshme i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për t'ua mpirë yndyrën. Pjatën për servirje e zbukurojmë me gjethe lëpjete. në pjatë i vëmë shniclat vjeneze me susam. Qoftet nga orizi me bizelen e zier i vëmë në pjatë. Zbukurojmë me feta domatesh, të cilat i vëmë mes bizeles dhe orizit. Fillojmë me përgatitjen e slacës tartar. E grijmë kastravecin turshi dhe e përziejmë me majonezë dhe me pakë verë të bardhë. Salcën tratar e servirim në dy skajet e pjatës. Zbukurimin e përfundojmë me një limon të prerë në formë të lules dhe me degë majdanoz.
   Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e kuqe cilësore e llojit Caberne Sauvignon, me ngjyrë të purpurt e të kuqe, em aromë diskrete frutash dhe erërave të vishnjës, mjedrës dhe rrushit të thatë. Serviret në temperaturë prej 16 deri në 18 gradë.
   Ju bëftë mirë!

Thursday, July 4, 2013

Ëmbëlsirë fqinji

Koha e përgatitjes: 40 minuta      
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 125 gr kokos
  • 50 gr çokollatë
  • 225 gr biskota
  • 75 gr gjalpë
  • 1 vezë
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 170 ml qumësht
  • 2 pako sheqer pluhur
  • 1/2 pako tharm
   Çokollatën e thyejmë në copë në tenxheren me gjalpin e shkrirë. Pasi shkrihet çokollata, tenxherene  largojmë nga zjarri dhe vazhdojmë të përziejmë me lugë.
   Biskotat e thërrmuara i vëmë në një enë të madhe e të thellë, në të cilën e shtojmë gjalpin me çokollatë dhe përziejmë. E shtojmë ehde qumështin dhe përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene.
   Kallëpin e lyejmë me gjalpë dhe në të e hedhim brumin për ëmbëlsirë. Në enën për përzierje e thyejmë vezën, e shtojmë sheqerin pluhur dhe sheqer vaniljen.
   I rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. Përziejmë me lugë dhe në enë e shtojmë qumështin e mbetur, tharmin, kokosin dhe miellin. Edhe këtë brumë e shtojmë në kallëp.
   Kallëpin e vëmë në furrë dhe pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 170 gradë. Ëmbëlsirën e pjekur e presim në copë. Një copë ëmbëlsire fqinji e vëmë në pjatën për servirje.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.

Pjatë e mençur

Koha e përgatitjes: 40 minuta      
Kompleksiteti: lehtë

Për 4 persona:
PËRGATITJA:

  • 500 gr tru lope apo viçi
  • 2 lugë shtalpë
  • 2 vezë
  • 5 thelpinj hudhër
  • kokrra piper i zi
  • 2 lugë miell
  • 1/2 lugë kafeje erëza të përziera
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
   Në tenxhere me ujë e vëmë trurin e pastruar. në të hedhim kripë, kokrra piperi të zi, lëngun e një gjysmë limoni dhe 4 thelpinj hudhre. tenxheren e mbulojmë me kapak dhe e lëmë trurin të kaurdiset.
   Ndërkohë, i thyejmë vezët në një enë të thellë. Shtojmë gjysmë luge kafeje erëza të përziera, pak qumësht, një thelb hudhre të grirë dhe të gjitha i rrahim me pirun. Në enën me vezët shtojmë edhe dy lugë miell dhe tani përziejmë me telin e kuzhinës. Shtojmë edhe dy lugë shtalpë dhe vazhdojmë të përziejmë.
   Trurin e kaurdisur e kullojmë dhe e presim në copë. mbi copët e trurit hedhim kripë dhe piper të zi. Copët e trurit i vëmë në enë me vezët e rrahura. Pasi e kalojmë çdo copë në këtë masë, e vëmë në tiganin për skuqje.
   Copët e skuqura i nxjerrim nga tigani dhe i vëmë në pjatën për servirje, të cilën e kemi zbukuruar me feta limoni dhe feta domatesh.
   Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit Traminer me ngjyrë të artë të verdheme dhe erë të theksuar muskati nga përzierja e luleve, erëzave dhe fruteve. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!

Wednesday, July 3, 2013

Role luleshtrydhe

Koha e përgatitjes: 30 minuta                
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:
  • 500 gr biskota
  • 50 gr margarinë
  • 300 gr sheqer pluhur
  • 300 ml qumësht
  • 200 gr kokos
  • 3 lugë kakao
  • 250 gr sheqer pluhur
  • ekstrakt luleshtrydhe
   Biskotat e thërrmuara i vëmë në enën për përzierje, shtojmë 300 gr sheqer pluhur dhe kakao dhe përziejmë me mikser. Pa e ndërprerë përzierjen, në enë e shtojmë qumështin. Përziejmë, derisa të fitojmë një masë homogjene.
   Në tavolinën e punës vëmë një fletë plastmasi. Mbi të e vëmë masën nga ena për përzierje. Masën e rrafshojmë dhe e mbyllim me fletën e plastmasit dhe me petës, e rrafshojmë mirë. Pastaj, ia largojmë fletën e plastmasit.
   Në enën për përzierje e vëmë margarinën. Shtojmë 250 gr sheqer pluhur dhe kokos dhe përziejmë me mikser. Pastaj, në enë e shtojmë ekstraktin e luleshtrydhave. Përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene. Këtë krem e shtojmë mbi kremin e mëparshëm dhe e përhapim mbi tërë sipërfaqen. Me ndihmën e fletës së plastmasit krijojmë role, të cilën e vëmë në ngrirje, që të forcohet. pastaj rolenë e nxjerrim nga ngrirja dhe ia largojmë fletën e plastmasit, e presim në copë të cilat i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.

Tuesday, July 2, 2013

Tortë e kuqe

PËRGATITJA:                                                      
Për tortën:
  • 1/2 gotë margarinë
  • 1 gotë e gjysmë sheqer
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 4 lugë gjelle me ngjyrë të kuqe për ushqim
  • 1 lugë qaji me kripë
  • 1 lugë qaji me ekstrakt vanilje
  • 1 gotë dhallë
  • 2  1/2 gotë me miell
  • 1 1/2 lugë qaji me sodë buke
  • 1 lugë gjelle me uthull të bardhë të destiluar
Për krem:
  • 5 lugë gjelle me miell
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë me gjalpë, në temperaturë dhome
  • 1 lugë qaji ekstrakt vanilje
   E nxejmë furrën në 175 gradë. I përgatisim dy tepsi të vogla me diamter rreth 22 cm. Në një enë e shtojmë 1/2 gotë margarinë(apo ndonjë gjalpë tjetër) dhe 1 gotë e gjysmë sheqer dhe i rrahim me mikser. Pastaj shtojmë dy vezë dhe i rrahim mirë me mikser.
   Në një enë tjetër bëjmë një përzierje me kakao dhe me ngjyrën e kuqe për ushqim dhe i rrahim me tel kuzhine. e shtojmë te përzierja e mëprashme që është bërë si krem dhe përziejmë me mikser. Në një gotë të madhe e përziejmë kripën, 1 lugë qaji me ekstrakt vanilje dhe dhallën sëbashku. e shtojmë miellin tek përzierja e parë përziejmë dhe gjatë përzierjes e shtojmë përzierjen me dhallë. Përsëri miell dhe dhallë dhe përziejmë derisa të bashkohet masa. në një enë të vogël e përziejmë shpejtë uthullën me sodën e bukës  dhe e shtojmë menjëherë tek përzierja. Përziejmë me lugë. E shtojmë përzierjen në dy tepsitë e vogla. Pjekim rreth 30 minuta në temperaturë 175 gradë. Pas pjekjes e lëmë të ftohet plotësisht.
   Fillojmë me përgatitjen e kremit: në një enë të vogël në temperaturë të ulët shtojmë një gotë qumësht dhe 5 lugë miell, përziejmë gjatë gjithë kohës me tel kuzhine derisa të bashkohet masa. E lëmë të ftohet. Gjatë kohës sa ftohet përzierja. në një enë shtojmë 1 gotë sheqer, gjalpë dhe dhe një lugë qaji ekstrakt vanilje dhe përziejmë. e shtojmë përzierjen e ftohur me miell dhe e rrahim derisa të përhapet mirë.
  Me tortëne  pjekur e të ftohur dhe me kremin krijojmë shtresa dhe e lyejmë tortën nga të gjitha anët.
Ju bëftë mirë.

Tortë me shtalpë

PËRGATITJA:                                        

  • 1 gotë e gjysmë miell
  • 1 gotë e gjysmë sheqer
  • 1/2 gotë gjalpë
  • 1/2 gotë shtalpë
  • 3 eggs
  • Pak sodë buke
   E nxejmë furrën deri në 190 gradë. E lyejmë me vaj dhe shtojmë pak miell në enë me madhësi 10 x 20 cm.
Në një enë të madhe shtojmë kremin, sheqerin dhe gjalpin. E shtojmë shtalpin dhe vezët. E shtojmë miellin dhe sodën e bukës dhe përziejmë mirë. E vendosim përzierjen në enët me madhësi 10x20 cm. Pjekim në temperaturë prej 190 gradë rreth një orë. Derisa masa të bëhet e fortë. Si provë se a është pjekur mirë e marrim një kruarse dhëmbësh dhe e shpojmë tortën kur e terheqim kruarsen e dhëmbëve ajo duhet të jetë e pastër.
Ju bëftë mirë!!!

Ena që përdoret për pjekje:

Monday, July 1, 2013

Tokanj qengji me pilaf në mënyrë turke

Koha e përgatitjes: 150 minuta          
Kompleksiteti: mesatare

Për 4 persona
PËRGATITJA:

  • 1.5 kg kofshë qengji
  • 200 gr mushkëri qengji
  • 500 gr oriz
  • 2 domate
  • 1 kokë qepë
  • 150 gr gjalpë
  • 50 gr fistikë të qëruar
  • 50 gr rrush i thatë
  • 2 lugë salcë domatesh
  • 2 kube supë të gatshme
  • pak sheqer
  • 1/2 lugë kafeje kanellë
  • kripë dhe piper i zi
   Orizin e vëmë në kullojsë dhe e shpërlajmë me ujë të ftohtë. Orizin e kulluar e vëmë në enë të thellë, në të cilën hedhim ujë të valuar. Hedhim ujë aq sa për ta mbuluar orizin. E lëmë orizin të fryhet 2.5 orë. Kofshës së qengjit ia largojmë kockat, të cilat i ziejmë në tenxhere me ujë të valuar. I shtojmë kubet e supës. Mishin e presim në copë dhe e skuqim në gjalpë. Shtojmë nga supa, hedhim kripë dhe piper të zi, e mbyllim me kapak dhe e kaurdisim mishin rreth 1.5 orë. në tenxhere tjetër në zjarr hedhim gjalpë dhe në të e skuqim qepën e grirë. Pasi zbutet qepa e shtojmë mushkërinë e prerë në kube. I shtojmë fistikët dhe rrushin e thatë. I qërojmë domatet, ua shtrydhim lëngun, i shtypim me pirun dhe i shtojmë në tenxhere. Hedhim kanellë dhe pak sheqer. Shtojmë nga supa dhe salcën e domates.
   Orizin e fryrë e kullojmë në kullojsë dhe e shtojmë në tenxhere. hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Tenxheren me mushkëri e heqim nga zjarri dhe përmbajtjen e derdhim në tavë qeramike. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 220 gradë.
   Në mesin e pjatës për servirje vëmë nga përmbajtja me oriz. Nga të gjitha anët e orizit vëmë copë të mishit të qengjit. Zbukurojmë me degë majdanozi france dhe me fet domatesh.
   Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e kuqe cilësore e llojit Vranç, me ngjyrë të rubinit të errët dhe të kuq dhe me aromë të kumbullave të thata, manaferrave dhe rrushit të thatë. Serviret në temperaturë prej 16 deri në 18 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!