Saturday, June 29, 2013

Tortë me çokollatë

PËRGATITJA:                                                

  • 2 gota sheqer
  • 1  3/4 gota miell
  • 3/4 gotë pluhur kakao jo të ëmbël
  • 1  1/2 lugë qaji me pluhur për pjekje
  • 1  1/2 lugë qaji me sodë buke
  • 1 lugë qaji me kripë
  • 2 vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 1/2 gotë me vaj perimesh
  • 2 lugë qaji me ekstrakt vanilje
  • 1 gotë ujë të valuar
   E nxejmë furren në 175 gradë. I lyejmë me yndyrë dhe vendosim pak miell në dy tepsi me diameter afersisht 25 cm.
   Në një enë të madhe, përziejmë së bashku sheqerin, miellin, kakaon pluhur, pluhurin për pjekje, sodën e bukës dhe kripën. Shtojmë vezët, qumështin, ekstraktin e vaniljes. Përziejmë 2 minuta me mikser me shpejtësi mesatare. Së fundi i përziejmë në ujin e valuar. Përzierja bëhet e hollë. I vendosim në mënyrë të barabartë në dy tepsitë e përgatitura.
   Pjekim rreth 30 - 35 minuta në furrën tashmë të nxehur. Pas pjekjes e testojmë torten me kruarsen e dhëmbëve. e lëmë të ftohet rreth 10 minuta. E largojmë dhe e vendosim në një enë më të gjerë që të ftohet plotësisht. Pastaj e lyejmë njërën nga sipër me kremin e preferuar dhe vendosim pjesën tjetër të tortës sipër saj. E lyejmë tërë tortën me kremin e preferuar.

Ananas Conde

Për 4 - 5 persona                                                              
PËRGATITJA:

  • 1 ananas ose konservë e kompostos prej ananasit
  • 50 gr gjalpë
  • 2 të verdha të vesë
  • 200 gr oriz
  • 150 gr sheqer
  • 1 qese vanilje
  • 3/4  l qumësht
  • 1 gotë të vogël liker pemësh
  • shumë pak kripë
  • 100 gr rrush të tharë
  • pak rum
  • qershi të sheqerosura për zbukurim
   Në lëng të ananasit qitet pak rum dhe në të ngjuhen kokrrat e rrushit të tharë. Ananasi grimcohet disa copa më të mira lihen për zbukurim. Pastaj në ujë valë qitet orizi për të zier nja 5 minuta, kullohet mirë dhe sërish, pasi të jetë hedhur qumështi, lihet të ziejë ngadalë në zjarr dhe për gjysmë ore, në mënyrë që orizi të thithë tërë qumështin. Kur të fillojë të zihet - qitet sheqeri, vanilja dhe likeri.
   Orizi i zier hiqet nga zjarri, qitet gjalpi, të verdhat e vezëve, rrushi i tharë dhe ananasi. Tërë kjo masë përzihet mirë dhe qitet në kallëp e pastaj futet në frigorifer që të ngurtësohet. Para se të serviret, hiqet nga kallëpi dhe zbukurohet.

Reçel qershie



PËRGATITJA:                                      

  • Qershi
  • Limona ose limontozë
  • Sheqer


Reçeli prej qershive mund të përgatitet njësoj si reçeli prej vishnjeve, por ashtu që në të shtohet një copë vanilje dhe kur të zihet pak, qiten dy limonë të prerë në rrathë. Ose: në një kilogram qershi tretet një kilogram sheqer, pastaj qershitë lëshohen në sheqer të tretur, shtohet cipa e vaniljes dhe dy limonë të prerë në rrathë. Po qe se mungojnë limonët, atëherë mund të qitet gjysmë luge limontoz.

Friday, June 28, 2013

Lakror

Koha e përgatitjes: 90 minuta            
Kompleksiteti: lehtë

Për 4 persona
PËRGATITJA;

  • 1/2 kg petë të gatshme
  • 1 kokë lakër turshi
  • djathë
  • 150 gr oriz i zier
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
   Lakrës ia heqim koçanin dhe e presim në copë të imëta. Në tiganin në zjarr hedhim vaj dhe në të e skuqim lakrën e prerë. Grijmë piper të zi, përziejmë me lugë dhe e skuqim derisa të zbutet lakra. tiganin e heqim nga zjarri dhe në të e shtojmë orizin e zier dhe të ftohur.
   Në tavën e rrumbullakët hedhim vaj dhe me furçë kuzhine e lyejmë tërë brendinë e tavës. Në tavë vëmë 3 petë, duke i lënë skajet jashtë tavës. Sipër petëvem vëmë nga përmbajtja me oriz dhe lakër. Në tavë vëmë tri petë të tjera të tutëlluara. Edhe sipër tyre vëmë nga përmbajtja. E përsërisim të njejtën gjë me të gjitha petët dhe përmbajtjen nga tigani. Renditja e pites duhet të përfundojë me petë. Skajet e tri petëve të para i kthejmë nga brendia e tavës. Petën e presim në tri copë.
   Në enë me 100 ml ujë shtojmë 150 ml vaj. Përziejmë me lugë dhe këtë përzierje e hedhim sipër pites në tavë. E shkundim tavën që uji dhe vaji të përhapen në të gjitha anët e pites. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
   Copët e lakrorit i nxjerrim nga tava dhe i vëmë në pjatën për servirje. Zbukurojmë me 8 speca të vegjël djegës. Sipër çdo cope lakrori vëmë nga një copë djath.
   Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling.me aromë frutash dhe freski karakteristike dhe me një finish të gjatë dhe të thatë. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!

Thursday, June 27, 2013

Sallatë verore

Koha e përgatitjes: 10 minuta       
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:
Për 500 gr domate e kastraveca duhen:
  • 200 gr speca
  • 4-5 lugë gjelle vaj
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 2 kokrra qepë
  • 2-3 fije majdanoz
  • kripë
   Në një pjatë vendosen kastraveca, domate të prera në formë rrethi dhe speca jeshilë të grirë në formë fijesh. Sallata spërkatet me vaj, uthull, kripë, përzihet lehtë dhe vendoset në pjatë. Sipër i hidhen qepë të grira hollë të përziera me majdanoz.

Wednesday, June 26, 2013

Sallatë me fasule të thata

Kompleksiteti: lehtë                              

PËRGATITJA:
Për 1 filxhan fasule duhen:

  • 3-4 lugë vaj
  • 2 lugë uthull
  • 2 kokrra qepë mestare
  • majdanoz
  • kripë
  • piper i kuq
   Fasulet e pastruara lahen dhe vihen të ziejnë. Pas 10 - 15 minutash vlimi u kullohet uji dhe shtohet ujë tjetër i vluar. Lihe të ziejë derisa kokrrat të zbuten plotësisht, por jo të treten. Në fund të zierjes shtohet kripë, lihen të ftohen në ujin e vet, kullohen dhe vendosen në pjatë, u hidhet qepë e grirë e hollë e përzier me majdanoz, vaj, kripë, uthull e piper të kuq.
 Ju bëftë mirë!!!

Wednesday, June 19, 2013

Pasta me ragu qengji

Koha e përgatitjes: 50 minuta            Kompleksiteti: lehtë


Për 4 persona
PËRGATITJA:

  • 700 gr shpatull qengji
  • 300 gr pasta
  • 1 lugë salcë domatesh
  • 1 kub supë e gatshme pule
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1/2 lugë piper i bardhë i grirë
  • 1 degë rozmarine e freskët
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
 Shpatullës së qengjit ja largojmë kockat dhe mishin e presim në copë më të mëdha. Hedhim mbi të kripë dhe piper të zi dhe përziejmë, për t'i mpirë erëzat. Në vajin e nxehtë në tenxhere i skuqim copët e mishit. Rozmarinën e presim në copë të imëta. I grijmë thelpinjtë e hudhrës. Pasi skuqet mishi, në tenxhere e shtojmë hudhrën e grirë dhe rozmarinën. Hedhim piper të bardhë të grirë.
  Në tenxheren tjetër në zjarr me ujë e vëmë kubin e supës së gatshme. salcën edomates e shtojmë në tenxheren me supë të gatshme. Salcëne domates e shtojmë në tenxheren me supë dhe përziejmë me tel. Në tenxherenh e tretë në zjarr me ujë të valuar hedhim kripë dhe i ziejmë pastat. Supën e derdhim në tenxheren me mish. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë mishin të ziejë për 30 minuta.
 Në pjatën për servirje i vëmë pjatat. Me garuzhdë sipër vëmë ragu qengji. Zbukurojmë me degë rozmarine.
Me këtë pjatë rekomadohet vera e thatë e kuqe cilësore e llojit Vranç, me ngjyrë të rubinit të errët dhe të kuq dhe me aromë të kumbullave të thata, manaferrave dhe rrushit të thatë. Serviret në temperaturë 16 deri në 18 gradë.
 Ju bëftë mirë!!!