Sunday, August 4, 2013

Kroasanë çokollate

Koha e përgatitjes: 100 minuta             Kompleksiteti: mesatar

PËRGATITJA:

  • 800 gr miell
  • 1 filxhan vaj
  • 1 filxhan qumësht
  • 1/2 tharm i freskët
  • 1 lugë sheqer
  • 1/2 lugë kripë
  • 2 vezë
  • 100 gr çokollatë për gatim
  • 150 gr gjalpë
  • 150 gr krem çokollate
  • 50 gr çokollatë e bardhë
   Në enën për përzierje e hedhim miellin, tharmin, vajin, qumështin, sheqerin, kripën, thyejmë një vezë dhe hedhim edhe të bardhën e vezës së dytë. E përziejmë përmbajtjen me mikser, me shtojcat për brumë. Vazhdojmë ta ngjeshim brumin me duar, bëjmë një top, i hedhim sipër miell dhe lëmë të vijë 40 minuta.
   Brumin e ardhur e ngjeshim edhe një herë, e hapim në formë të gjatë dhe e presim në 7 copë të njejta. Nga çdo copë bëjmë top të cilat i hapim me petës. Petët i lyejmë me gjalpë dhe i vëmë njërën mbi tjetrën. Hedhim miell sipër petës së fundit dhe në tavolinën e punës dhe nga petët hapim një petë të madhe. Petën e presim në 16 copë. Në çdo copë brumi vëmë krem çokollate dhe e paltojmë në formë kifleje. Kiflet i rendisim në tavë të lyer me gjalpë. Të verdhën e vezës e përziejmë me vaj dhe me këtë masë i lyejmë kroasanët. Në çdo kroasan vëmë nga një copë gjalpi. tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
   Çokollatën për gatim e shkrijmë në enë mbi avull. Në enë hedhim vaj, që çokollata të fitojë shkëlqim. Me lugë sipbr kroasanëve hedhim çokollatë të shkrirë. Pastaj e shkrijmë çokollatën e bardhë dhe shtojmë vaj. Çokollatën e bardhë e hedhim me lugë sipër kroasanëve. Tre kroasanë çokollate vëmë në pjatën për servirje.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!

Picë viktoriane

Koha e përgatitjes: 45 minuta               Kompleksiteti: mesatar

Përgatitja për 4 persona:

  • 250 gr shampinjona të freskëta
  • 150 gr palentë
  • 100 gr sallam
  • 250 gr kaçkavall
  • 500 gr domate të konservuara
  • 100 gr kërpudha të marinuara
  • 2 vezë
  • 200 ml qumësht
  • 50 gr niseshte
  • 100 gr ullinj
  • 100 gr ullinj jeshil të mbushur
  • rigon
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
   I thyejmë vezët dhe i ndajmë të verdhat nga të bardhat. Të verdhat i rrahim me tel kuzhine. Në enë e shtojmë palentën, niseshten dhe hedhim kripë. Përziejmë me tel dhe gradualisht e shtojmë qumështin.
   Me mikser i rrahim të bardhat. Të bardhat e rrahura i shtojmë në enën me palentë. Përziejmë me tel. E grijmë kaçkavallin dhe gjysmën e shtojmë në enën me palentë. Ullinjtë jeshil dhe të zinj i presim në rrathë dhe i hedhim në enë. I presim domatet e konservuara dhe i shtojmë në enë.
   Tavën e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të masën me palentë. Sipër masës hedhim kaçkavallin e mbetur. Shampinjonat i presim në fije të holla dhe i hedhim sipër kaçkavallit. Sipër vëmë kërpudhat e marinuara. Pastaj, në tavë e vëmë sallamin e prerë në rrathë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta në temperaturë prej 230 gradë.
   Picën e presim në copë. Copët e picës viktoriane i vëmë në pjatë për pica. Sipër hedhim keçap dhe rigon.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushiut Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave.
   Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë.
Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!

Tortë Kilimanxharo

Koha e përgatitjes: 60 minuta               Kompleksiteti: mesatar

PËRGATITJA:

  • 5 vezë
  • 170 gr sheqer
  • 100 gr miell
  • 3 lugë niseshte
  • 30 gr kakao
  • 1 pako aditiv për brumë
  • 300 gr kajsi nga komposto
  • 600 ml shtalp
  • 60 gr sheqer pluhur
   Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës. I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Në enën me të verdhat e hedhim gjysmën e sheqerit dhe i rrahim me mikser. Në të bardhat e hedhim sheqerin e m betur dhe i rrahim me mikser. Në enën me të bardhat e rrahura i shtojmë të verdhat e rrahura. Përziejmë me lugë. Pastaj, në enë e shtojmë miellin, niseshten, aditivin për brumë dhe kakaon.
   Në kallëpin e rrumbullakët shtrojmë letër dhe e derdhim brumin në të. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 250 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.
   Fillojmë me përgatitjen e kremit. E rrahim shtalpin me mikser, derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Kajsitë i presim në kube dhe i hedhim në enën me krem pana.
   Pandispanjën e presim përgjysmë. Petën er parë të pandispanjës e vëmë në pjatë për torta. Sipër e vëmë kremin dhe ia bëjmë formën e kupës. Petën e dytë e presim në 16 copë të njëjta. Copët e pandispanjës në formë rrethi i vëmë sipër kremit. Në mes të tortës vëmë copë kajsie. Me ndihnmën e kullojsës, sipër tortës hedhim sheqer pluhur.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llopjit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!

Saturday, August 3, 2013

Patëllxhanë pane me kaçkavall dhe sallam

Koha e përgatitjes: 30 minuta               Kompleksiteti: lehtë

Për 4 persona
PËRGATITJA:

  • 2 ptëllxhanë
  • 200 gr kaçkavall i tymosur
  • 200 gr sallam
  • bukë e grirë
  • miell
  • 2 vezë
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
   Patëllxhanët i presim në rrathë të hollë dhe i kripim. Kaçkavallin e tymosur e presim në rrathë të hollë. I thyejmë vezët në enë të thellë dhe i rrahim me pirun. Sipër gjysmës së fetave të patëllxhanëve vëmë nga një fetë sallami dhe nga një fetë kaçkavalli. Pastaj, senduiçët i mbyllim me nga një fetë patëllxhani. Çdo senduiç e kalojmë në miell, në vezë të rrahura dhe në bukë të grirë dhe e skuqim në vaj. Patëllxhanët e skuqur i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për ta mpirë yndyrën e tepërt.
   Pjatën e zbukurojmë me keçap. Pastaj, në pjatë, shkallë-shkallë i vëmë patëllxhanët me kaçkavall dhe sallam. Zbukurimin e përfundojmë me degë borziloku dhe kopri.
   Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave.
   Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë.
Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!

Shnicla diplomatike

Koha e përgatitjes: 40 minuta                      
Kompleksiteti: mesatar

Për 4 persona
PËRGATITJA:

  • 1/2 kg stek pule
  • 2 lugë gjalpë
  • majdanoz
  • 3 thelpinj hudhër
  • 150 gr mushkëri pule
  • 100 gr miell
  • 2 vezë
  • 2 patate të qëruara
  • 100 gr bukë e grirë
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
   I grijmë thelpinjtë e hudhrës dhe majdanozin dhe i skuqim në gjalpë. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Copët e stekut të pulës i presim përgjysmë për së ghati, i rrahim me çekiç druri dhe sipër e vëmë hudhrën me majdanoz dhe nga një copë mushkëri pule. I paltojmë stekat përgjysmë dhe i rrahim skajet e mishit. Çdo copë steku pule të mbushur e kalojmë në miell, në vezë të rrahura dhe në bukë të grirë dhe e skuqim në vaj.
   Patatet e qëruara i presim në copë të gjata dhe i skuqim në vaj. Pjatën për servirje e zbukurojmë me një gjeth sallate jeshile. Në njërën anë të pjatës vëmë dy shnicla diplomatike. Në anën tjetër, sipër sallatës i vëmë patatet e skuqura. Shniclën e tretë e presim përgjysmë. Shniclat diplomatike i zbukurojmë me dy rrepka të kuqe dhe em dy copë karote.
   Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling, me aromë frutash dhe freski karakteristike dhe me një finish të gjatë e të thatë. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!

Gryka të pazakonta

Koha e përgatitjes: 60 minuta               Kompleksiteti: mesatar

PËRGATITJA:
  • 1 pako petë sofliat
  • 3 pako buding vanilje
  • 700 ml qumësht
  • 300 gr sheqer
  • 200 gr gjalpë
   Petën e parë e hapim me petës dhe e presim në shirita. Çdo shirit e mbështjellim në kallëp cilindrik dhe i vëmë në tavë. Në enën me vezë hedhim vaj dhe i rrahim me furçë kuzhine. Me vezë të rrahura i lyejmë petët në kallëp. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
   Në tenxhere në zjarr e hedhim pjesën më të madhe të qumështit dhe sheqerin. Në enë me qumështin e mbetur e hedhim pluhurin për buding dhe përziejmë me tel. Duke përzier pandërprerë me tel, në qumështin e valuar në tenxhere e shtojmë budingun e zbutur. Pasi budingu e fiton dendësinë e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri. Budingun e ftohur dhe gjalpin i rrahim me mikser.
   Grykat e pjekura i nxjerrim nga kallëpet. Kremin e mbushim në shiringë kuzhine. Me ndihmën e shiringës, i mbushim grykat me krem. Grykat me krem i vëmë në pjatën për servirje. I zbukurojmë me çokollatë të shkrirë.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe em shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!

Friday, August 2, 2013

Qofte me mushkëri

Koha e pëegatitjes: 40 minuta                  
Kompleksiteti: lehtë

Për 4 persona
PËRGATITJA:

  • 500 gr mushkëri lope
  • 1 patate e qëruar
  • 3 vezë
  • 300 gr shampinjona të freskëta
  • 1 qepë
  • 5-6 lugë bukë e grirë
  • 2 lugë erëza të përziera
  • majdanoz
  • 50 ml konjak
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
   Mushkërisë ia largojmë cipën dhe e presim në copë shumë të imëta. E grijmë qepën, pataten dhe majdanozin. Në enë të madhe e të thellë e hedhim mushkërinë e grirë, majdanozin, qepën, pataten, dy lugë erëza të përziera, kripë dhe piper i zi. I thyejmë vezët dhe të verdhat i shtojmë në enë. Të bardhat i rrahim me mikser dhe i shtojmë në masën me mushkëri. Në enë shtojmë 1-2 lugë bukë të grirë. Vazhdimisht përziejmë me lugë. Marrim një lugë gjysmë nga masa dhe formojmë qofte. Qoftet i kalojmë në bukë të grirë dhe i skuqim në një masë më të madhe vaji. Qoftet e skuqura i kullojmë mirë dhe i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për t'ua pirë yndyrën.
   Shampinjonat i presim në copë më të mëdha dhe i skuqim në vaj. Hedhim kripë dhe piper të zi. Në tavë e shtojmë konjakun.
   Pjatën për servirje e zbukurojmë me gjethe sallate jeshile. Në pjatë i rendisim qoftet me mushkëri dhe kërpudhat e skuqura. Me feta limoni dhe me një degë majdanozi  e zbukurojmë pjatën.
   Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e kuqe cilësore e llojit Vranç, me ngjyrë të rubinit të errët dhe të kuq dhe me aromë të kumbullave të thata, manaferrave dhe rrushit të thatë. Serviret në temperaturë prej 16 deri në 18 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!