Thursday, June 6, 2013

Akullore

Për 4 - 5 persona duhen:          

  • 1 litër qumësht
  • 6 vezë
  • 300 gr sheqer
  • 1 copë vanilje 
  • 1 copë gjalpë
  Rrihen mirë 300 gr sheqer bashkë me 6 vezë, në shporet vëmë 1 litër qumësht të vlojë, në qumështin që vlon ngadalë vendosen vezët e rrahura, por ena duhet të mbahest anash dhe të përzieht vazhdimisht.
  Pastaj në të shtohet një copë vanilje, përzihet vazhdimisht derisa kremi të mos trashet. Hiqet nga zjarri, vendoset një copë gjalpë ose margarinë, përzihet derisa masa të mos ftohet dhe futet në frigorifer.
  Akullorja mund të serviret me dredhëza, mjedra, qershi, vishnje, kajsi, pjeshka etj.

Marmelatë prej dredhëzave

 Dredhëzat e pjekura, të shëndosha e të mëdhat lahen mirë, u hiqen bishtat dhe pastaj rendohen dredhëzat e sheqeri në tenxhere. Për një kilogram dredhëza nevojitet një kilogram sheqer. Lihen të qëndrojnë ashtu tërë natën e të nesërmen ziejnë afro gjysmë ore.


Wednesday, June 5, 2013

Komposto me mollë

Koha e përgatitjes: 40 minuta              
Kompleksiteti: lehtë

Për 4-5 persona

PËRGATITJA:

  • 500 gr molla
  • 1 gotë uji sheqer,
  • 1 filxhan kafeje verë
  • lëndë aromatike
  • 1 litër ujë
  • një maje luge kafeje limontoz
  Mollët, pasi të lahen mirë qërohen ose lihen të paqëruara, priten përgjysmë, u hiqen farëzat dhe çdo gjysmë pritet në feta portokalli. Gjatë pastrimit mollët që të mos nxihen, hidhen në enë me ujë të ftohtë me limontoz. Lëkurat dhe farëzat bashkë me zemrën hidhen në tenxhere me ujë të vluar dhe zihen 10 - 15 minuta. Pastaj lëngu kullohet, i hidhet sheqer, vihet në zjarr dhe lihet derisa të marrë valë, pastaj hidhen mollët e përgatitura.
  Lihen të ziejnë 10 - 15 minuta, sipas llojit të mollëve: në qoftë se janë të llojit që zbuten shpejtë, atëherë ato hiqen nga zjarri menjëherë sa të marrin valë. Për aromë, kompostos mund t'i shtohet pak kanellë ose karafil. Ndërsa për të përmirësuar shijen, kur kompostoja të jetë ftohur, i hidhet verë e kuqe e ëmbël.

Tuesday, June 4, 2013

Frikase pule


Koha e përgatitjes: 40 minuta              
Kompleksiteti: lehtë

Për 4 persona

PËRGATITJA:

  • 500 gr gjoks pule
  • 200 gr bizele e konzervuar
  • 4 karrota
  • majdanoz
  • 2 kokë qepë
  • 1.5 lugë niseshte
  • 150 ml shtalp
  • 1 kub supë e gatshme pule
  • 4 patate
  • 1 vezë
  • bukë e grirë
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
  Në tenxhere me ujë në zjarr hedhim vaj dhe kubin me supë të gatshme. Karrotat dhe mishin e pulës i presim në copë të holla e të gjata. Qepët i presim në copë të mëdha. Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën. Pasi zbutet qepa në tigan i shtojmë copat e karrotave. I shtojmë copët e mishit të pulës.. Pastaj shtojmë bizelen. Hedhim kripë dhe piper të zi. Me garuzhdë në tigan hedhim nga supa. E shtojmë majdanozin e grirë.
  Në anën e shpeshtë të rendes në enë të thellë i grijmë patatet e ziera. Në enë thyejmë një vezë, hedhim kripë dhe piper të zi. Masën e ngjeshim me dorë. Në enë hedhim bukë të grirë. Me dorë marrim nga masa dhe krijojmë topëza me madhësi të arrës. Topëzat i skuqim në vajin e nxehtë në tigan.
  Me lugë marrim nga frikaseja e pulës dhe e vëmë në pjatën për servirje. Me lugë sitë nxjerrim topëzat me patate nga tava dhe i vëmë përreth frikasesë.
 Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave. Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.

Ju bëftë mirë!!!

Monday, June 3, 2013

Tullumba

Koha e përgatitjes: 20 minuta      
Kompleksiteti: lehtë

Për 4-5 persona

PËRGATITJA:

  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 1 filxhan çaji ujë
  • 300 gr miell,
  • 1 limon
  • 7 vezë
Për sherbet
  • 750 gr sheqer
  • 50 gr ujë
  • vanilje
 Në një enë qiten uji dhe qumështi. Vlohen dhe në të pastaj shtojmë ngadalë miellin. Largohen nga zjarri, përzihet mirë dhe vendoset lëvorja e limonit. Kur kjo masë ftohet, një nga një rrahen 7 të verdhat e vezëve, pastaj shtohet shkuma e rrahur prej 7 të bardhave të vezëve dhe përzihet brumi. Tullumbat vendosen në vaj të nxehtë me anë të kallëpit që të fërgohen.
 Pastaj secila tullumbë ngjyhet në sherbet dhe rendohet njëra pranë tjetrës në tepsi. Sherbeti lihet të vlojë 10 minuta. Në sherbet qitet vanilje.

Omëletë me shpageti

Koha e përgatitjes: 30 minuta        
Kompleksiteti: mesatare

Për 4 persona

PËRGATITJA:

  •  200 gr shpageti
  • 150 gr sallam
  • 4 domate
  • 4 vezë
  • 1 dorëz qepë të njoma
  • 50 gr gjalpë
  • majdanoz
  • 50 gr parmezan
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
 Në ujin e valuar në tenxhere në zjarr hedhim kripë dhe i shtojmë spagetit. I qërojmë domatete dhe i shtypim për t'ua kulluar lëngun. Pastaj i presim në copë të imëta.
 Në enën e madhe e të thellë i thyejmë vezët. Shtojmë pak ujë, hedhim kripë dhe i rrahim me tel kuzhine. Në enën me të verdhat e rrahura i shtojmë domatet e prera. Sallamin e presim në kube dhe e shtojmë në enë. I grijmë qepët e njoma dhe i shtojmë në enë. E shtojmë majdanozin e grirë. Përziejmë me tel derisa të bashkohet masa.
 Tenxheren me spagetit e ziera e heqim nga zjarri. I derdhim spagetit në kullojsë dhe i lëmë të kullohen. Në tiganin në zjarr hedhim gjalpë dhe spagetit e kulluara. Pastaj në tigan e shtojmë masën me vezë, sallam dhe domate. E mbyllim tavën me kapak dhe pjekim në zjarr të dobët 4-5 minuta.
 Omëletën e vëmë në pjatën për servirje. Në skajet e pjatës, nën omëletë vëmë gjethe sallate jeshile. Sipër omëletës hedhim qepë të njomë të prerë në copë dhe parmezan.
 Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling.me aromë frutash dhe freski karakteristike dhe me një finish të gjatë dhe të thatë. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.

Ju bëftë mirë!

Supë kineze me mish pule

Koha e përgatitjes: 60 minuta              
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 4 kofsha pule
  • 2 dorëza presh
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 karotë
  • 150 gr pasta
  • 1/2 lugë kafeje rigon
  • 1 lugë kafeje xhenxhefil
  • 1 kub supë e gatshme pule
  • 1 lugë soja sos
  • majdanoz
  • 1/2 lugë kafeje piper i kuq djegës
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
 Në tenxhere me ujë të valuar në zjarr i ziejmë kofshat e pulës. Kofshat e ziera i nxjerrim nga tenxherja, duke e lënë tenxheren në zjarr. Shtojmë rreth 500 ml ujë dhe kubin e supës së gatshme. Kofshave ua largojmë lëkurën dhe kockat.
 Në vok tavën në zjarr hedhim vaj. Në vajin e nxehtë e skuqim preshin e prerë në rrathë të hollë të pjerrët. Shtojmë gjysmë luge kafeje, piper të kuq djegës, hudhrën e grirë, rigonin  dhe xhenxhefilin. Pastaj, me garuzhdë në tavë e shtojmë supën e pulës. I shtojmë karotat e prera në copë të hollë e të pjerrët dhe pastat e ziera. Në tavë hedhim 500 ml ujë. E mbulojmë tavën me kapak dhe ziejmë në zjarr të dobët 3-4 minuta. Në tavë e shtojmë mishin e pulës dhe soja sosin.
 Me garuzhdë, supën kineze me mish pule e vëmë në pjatë të thellë. Zbukurojmë me një degë majdanozi në mes të supës.
 Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling.me aromë frutash dhe freski karakteristike dhe me një finish të gjatë dhe të thatë.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.

Ju bëftë mirë!